Anija ruse me grurë largohet nga porti i Turqisë

Një anije mallrash me flamur rus, Zhibek Zholy, e cila dyshohej se mbante grurë të vjedhur ukrainas, u largua nga porti veriperëndimor turk i Karasu të mërkurën vonë. Të dielën, ambasadori i Ukrainës në Turqi tha se autoritetet turke kishin ndaluar anijen. Ukraina i kishte kërkuar më parë Turqisë ndalimin e anijes, sipas mediave të huaja.

Të mërkurën, ministria e jashtme e Rusisë hodhi poshtë si të rreme raportet e ndalimit të anijes nga autoritetet. Kievi ka akuzuar Moskën për vjedhjen e grurit nga territoret e pushtuara nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit të tyre në fund të shkurtit.

Kremlini, nga ana tjetër ka mohuar se Rusia ka vjedhur drithërat ukrainas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu