Italia do të marrë sasi të reduktuar gazi nga Gazprom, nuk dihet sa zgjat kufizimi

Italia do të marrë rreth një të tretën më pak gaz nga Gazprom i Rusisë, duke filluar nga e hëna, në krahasim me vëllimet mesatare që janë furnizuar ditët e fudnit, bën me dije Eni, autoriteti rregullator i gazit në vendin fqinj.

Tubacioni Nord Stream 1 që transporton gazin nga Rusia në Gjermani ka hyrë në një mbyllje të planifikuar të mirëmbajtjes, duke shkaktuar shqetësime për furnizimet me gaz në Evropë nëse ndërprerja zgjatet.

Gazprom do të furnizojë përafërsisht 21 milionë metër kub të hënën, ndërsa në ditët e fundit Eni kishte marrë një vëllim ditor prej rreth 32 milionë metra kub, thuhet në një shënim në faqen e saj të internetit.

Italia aktualisht po përpiqet të heqë dorë nga varësia e saj nga gazi rus dhe të krijojë rezerva në kohë për dimër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu