Në një rafineri nafte në qytetin Haifa, në Izrael, ka shpërthyer zjarr, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gazeta izraelite “Haaretz” deklaroi se zjarri në këtë rafineri ka rënë në orët e para të së dielës.
Shumë ekipe zjarrfikëse dhe të shpëtimit kanë arritur në vendin e ngjarjes për të marrë pjesë në operacionin e shuarjes së zjarrit.
Zjarrfikësit tentojnë të parandalojnë përhapjen e zjarrit në depot e naftës. Zëdhënësja e policisë izraelite Luba Samri njoftoi se janë mbyllur shumica e rrugëve që dërgojnë drejt rafinerisë së naftës. Samri shtoi se nuk ka të lënduar. Zyrtarët izraelitë ende nuk kanë dhënë informacione mbi shkaqet e zjarrit.