Scenic dekadave të fundit ka arritur famë të madhe në mesin e blerësve, e pas gjeneratës aktuale, shumë po pyesin nëse do të ketë një minifurgon tjetër? Scenic do të ketë, por mifurgonit jo.
Kur Renault Scenic debutoi në treg në vitin 1996, si variant i modelit Megane, menjëherë rrëmbeu zemrat e familjeve evropiane, transmeton Telegrafi.
Karroceria me dimensione kompakte – ishte pikërisht ajo çfarë kërkonin asokohe blerësit. Për shkak të suksesit të minifurgonit, konkurrentët gjithashtu kanë filluar të bëjnë versionet e tyre.
Viteve të fundit janë shfaqur vetura si Opel Zafira, Citroen Xsara Picacco. Megjithatë, ishte fundi i shekullit të kaluar dhe prej atëherë auto-industria ka ndryshuar shumë.
Sot të gjithë shesin SUV modele, por Scenic më nuk është në ofertën e këtij prodhuesi francez. Ai është zëvendësuar me Captur dhe Megane Conquest.
Megjithatë, Caradisiac raporton se gjenerata e re e modelit Scenic do të arrijë në treg në vitin 2024, por natyrisht do të jetë një SUV. Por, a ka akoma vend për një model të këtij lloj në ofertën e kompanisë franceze?
Prezenca e tij në gamën e gjerë do të jetë plotësisht e arsyeshme, pasi Scenic do të jetë plotësisht elektrik. Siç raportojnë mediat franceze, modeli i ri do të bazohet në platformën mekanike, si një Megane E-Tech elektrik.
Do të ketë një gjatësi prej rreth 4.5 metra, që premton hapësirë të mjaftueshme brenda kabinës. Vetura do të përdor të njëjta zgjidhje motorike siç është Megan elektrike, me 150 apo 220 kuaj-fuqi me bateri me kapacitete nga 60 deri në 90 kWh.
Ai do të prodhohet në fabrikën në Douai ku aktualisht prodhohet Megane E-Tech ku së shpejti do të duhej të prodhohej edhe Renault 5 elektrik.
Megjithatë kjo nuk dihet me siguri të plotë, por ekzistojnë disa fotografi e “renderë”, që mund të na orientojnë se si mund të duket. Secila prej tyre në masë të vogël apo të madhe, sugjeron që mund të presim një veturë interesante të ngjashme me modelin Megane E-Tech.
Renault Scénic E-Tech, los secretos de un nuevo SUV eléctrico que apunta al Volkswagen ID.4 https://t.co/Gb0Qrsf9Pa @motorpuntoes @renault_esp #CochesEléctricos pic.twitter.com/z8MS8Vk5QA
— Antonio Fernandez (@unaobviedad) June 14, 2022