19.00 – Gazetari i Portalb.mk nga terreni njofton se vendvotimi numër 2011 është mbyllur. Deri më tani, jo-zyratrisht kanë votuar 402 persona. Votimi ka qenë i qetë dhe pa incidente. Jemi në pritje të numërimit të votave dhe shpalljes së rezultateve përfundimtare nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
17:00 KSHZ njofton se deri në këtë moment 377 votues, respektivisht 52.8% e votuesve e shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar.
Saraçini nga OJQ “CIVIL” flet rreth parregullsive të vërejtura gjatë rivotimit në Tearcë.
16:30 Vijon procesi i rivotimit në vendvotimin numër 2011 të komunës së Tearcës. Rivotimi ka filluar në ora 7 të mëngjesit, ndërkaq deri më tani gjithçka ka shkuar në rregull, përveç një rasti kur rreth orës 8:30 ka pasur defekt llamba me të cilën kontrollohet gishti i madh i votuesve, e cila menjëherë është sanuar dhe ka vazhduar procesi.
Në një deklaratë për Portalb anëtari i KSHZ-së, Hysen Hyseini tha se deri në ora 13:00 nga gjithsej 714 votues të regjistruar, kanë votuar 252 prej tyre. Ndërkaq pritet që numri i votuesve të deklarohet në ora 17:00.
“Procesi i votimit ka shkuar në rregull, përveç rastit me llambën e cila u sanua. Ndërkaq nuk kemi shënuar ndonjë dyshim ose parregullsi. Me deklaratë të re për daljen e votuesve do të dalim në ora 17:00” tha për Portalb Hyseini.
Përndryshe, vendvotimi 2011 është vendimtar për ndryshimin e mandateve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Me ç’rast LSDM-së i duhen 304 vota për t ia marrë një deputet VMRO DPMNE-së, gjegjësisht rezultati do të barazohej në 50 50 deputetë.