Shilegov: Pavarësisht rezultateve Qeverinë do ta formojë LSDM-ja (VIDEO)

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, në një konferencë për shtyp pas përfundimit të procesit të rivotimit në Tearcë, u shpreh i bindur se partia e tij do t’a formojë Qeverinë e ardhshme në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa në pyetjet se a është në bisedime me ndonjërën nga partitë, ai tha se këto do të bëhen publike për opinionin pas rezultateve përfundimtare nga KSHZ-ja.

Ai tha se pavarësisht presioneve qytetarët e Tearcës votuan për ndryshime./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu