Deputetët e Aleancës për Shqiptarët siguruan kuorumin e nevojshëm për miratimin e konkluzave për propozimin francez që i hap Maqedonisë së Veriut dyert për negociata me BE-në. Shumica parlamentare kishte vetëm 60 deputetë në sallë dhe ata që shpëtuan kuorumun ishin grupi parlamentar i ASH-së.
Kryetari i kësaj partie, Ziadin Sela, ka përshëndetur miratimin e konkluzave duke uruar shqiptarët dhe qytetarët për realizimin edhe të një premtimi madhor. Sela ka kujtuar se situatë e ngjashme ishte edhe në vitin 2017 kur përsëri ASH ishte vendimtare për ndryshimet kushtetuese dhe anëtarësimin e vendit në NATO.