Bashkohuni, forcat shoveno – maqedone janë forcuar shumë

Zgjedhjet ne Maqedoni përfunduan. Shqiptarët dolen si mos më keq. Ata humbën shume ulëse në Parlamentin e Maqedonisë.

Pati shume shqiptarë që votuan për VMRO e kriminelit Gruevski. Një numër i madh i votueseve shqiptarë e votuan LSDM e sharlatanit Zajev.

Me këto rezulltate dhe me votat e dhëna dolën disa çështje në dritë:
1. Mos uniteti i faktorit politik shqiptar,
2. Ndarja e faktorit politik shqiptar nga interesat e kombit dhe
3. Besimi në një parti politike të kombit tjetër.
Nëpërmjet kësaj shume shqiptare e denuan pikërisht subjektin politik BDI që kishte dalur nga lufta në Maqedoni e shqiptarëve për liri dhe barazi shoqërore e demokratike-nacionale, por që nuk arriti t’i realizojë pikësynimet nacionale. Ajo ishte vetëm vegël e VMRO -së në realizimin e planeve shoviniste. BDI e humbi karakterin e vet.
Gjatë viteve të kaluara, gjendja e shqiptarëve nën Maqedoni u keqësua shumë. Kishim dhunë dhe terror. Burgosje dhe natyrisht mos njohje të të drejtave.
Po në këto zgjedhje u dënua edhe PDSH.
Me zgjedhje u ndryshua skena politike në dëm të shqiptarëve.
Duke e humbur besimin në forcat politike shqiptare, në vazhdim ndodhi një çrregullim i paparamenduar, me mijëra shqiptarë i votuan kriminelet sllavo-maqedon, si Zajev dhe Gruevski.
Tash është e domosdoshme bashkimi i forcave politike shqiptare në një platformë politike thjesht nacional-demokratike dhe sociale të kombit shqiptar.
Nuk kanë kohë shqiptarët të humbin. Forcat shoveno – maqedone janë forcuar shumë. Ata i kane mbi 75% të deputetëve të përkatësisë së tyre nacionale. E këtë mbizotërim mund ta ndalin shqiptarët nën Maqedoni vetëm me një bashkim të tyre, prej nga katër subjektet duhet të pajtohen dhe të ndërtojnë një platformë unike shqiptare.
Nuk mund të pritet asgjë e mirë nga partitë maqedone. Ato e kanë krijuar shtetin e tillë shoveno-maqedon, të cilin shqiptarët deri tash, e toleruan në dem të tyre, duke krijuar koalicione antidemokratike dhe tejet të dëmshme.
Këtë nuk duhet bërë.
Dy rrugë janë për shqiptarët:
1. Koncenzusi në të gjitha fushat me rëndësi për shtet ose
2. Ndërtimin e një shteti federalo-konfederal, me republika të barabarta.
Këto realizohen vetëm kur shqiptarët bashkohen në një platformë të përbashkët dhe veprojnë bashkarisht.
Rrugë tjetër nuk ka.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu