Nikolla Gruevski me tekste të porositura nuk mund të ndalojë reformat e filluara. LSDM-ja së bashku me qytetarët ka arritur fitore historike me më shumë se 600.000 vota të cilët kanë konfirmuar rrugën e ndryshimit, theksojnë nga LSDM-ja, transmeton Tetovasot.
“Gruevski tashmë është e kaluar dhe me të drejtë ka frikë se mbetet vetëm pas braktisjes së bashkëpunëtorët më të ngushtë që filloi me Antonio Milloshoskin. Por, për Maqedoninë është mirë që të ketë pastrim të kriminelëve nga radhët e VMRO-DPMNE-së, për shkak se shteti ka nevojë për opozitë konstruktive. Për gjithë opinionin publike tashmë është tashmë e qartë, Maqedonia do të ketë qeveri të re të përgjegjshme ndaj qytetarëve të Maqedonisë “, thuhet në deklaratë.