Një tragjedi ka ndodhur në qytetin e Tepelenës pasditen e sotme.
Dy persona kanë humbur jetën nga djegia e një banese në katin e parë të lagjes “15 Shtatori”.
Sipas informacioneve, nga flakët e zjarrit në shtëpi kanë vdekur foshnja 6 muajshe dhe nëna 35-vjeçare me iniciale E.Sh.
Në vendngjarje ka mbërritur një zjarrfikëse nga Gjirokastra për të shuar flakët e zjarrit.
Shkaqet e zjarrit që çuan në këtë ngjarje të rëndë nuk dihen ende. Nga hetimet paraprake, dyshohet se motiv ka qenë rrjedhja e gazit, megjithatë kjo mbetet për t’u konfirmuar.