Facebook po bëhet rrjeti social i preferuar i “pensionistëve”, të rinjtë çdo herë e më shumë po largohen

Prej kohës flitet se rrjeti më i madh social në botë – Facebook është një platformë për prindër, dajë, axhallarë, halla, teze, gjyshe e gjysh – pasi që gjeneratat e reja në masë të madhe kanë filluar ta shmangin.

Hulumtimi më i fundit i qendrës hulumtuese amerikan Pew e ka konfirmuar këtë, transmeton Telegrafi.

Në raport me vitin 2015, kur ka pasur mbi 70 për qind të atyre nga 13 deri në 17-vjeç që e kanë përdorur Facebookun, sot këto shifra kanë rënë për 32 për qind, që është rënia më e madhe që nga formimi i kësaj kompanie.

Megjithatë, mesatarja e atyre që janë më në moshë që përdorin Facebookun, është duke u rritur nga viti në vit.

Në hulumtim janë anketuar mbi 1.300 adoleshentë amerikanë dhe prindërit e tyre, për të konfirmuar këto pretendime.

Të rinjtë janë shprehur më të interesuar për YouTube, TikTok, Instagram dhe Snapchat, deri më të moshuarit për Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu