Twitter parlajmëron përdoruesit, këtë lajm nga Vuçiçi s’duhet ta marrin seriozisht

Rrjeti i njohur social, Twitter kujdeset që t’i mbrojë përdoruesit nga lajmet e rreme dhe propaganda.

Në këtë rrjetë kanë rënë një grumbull mediash të Beogradit, të kontrolluara nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Kështu, mbi një lajm të mediumit serb, B92, Twitteri paralajmëron se ata janë të lidhur me shtetin serb.

“Qëndroni të informuar. Ky tweet lidhet me një faqe interneti mediatike të lidhur me shtetin serb”, paralajmëron Twitteri. Lajmi ka të bëjë me një deklaratë të Vuçiçit se një grup çeçenësh dhe çerkezësh, të cilët janë kundërshtarë të regjimit të liderit çeçen Ramzan Kadyrov, kanë qëndruar në Kosovë.

Vuçiç tha se detyra e tyre ishte ta vëzhgonin situatën në veri të Kosovës dhe t’i rekrutonin ushtarë potencialë për të luftuar në Ukrainë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu