Një qytet magjepsës në Turqi i zhytur thellë nën sipërfaqen e tokës

Në Turqi ndodhen shumë atraksione të rralla të së djeshmes së hershme historike, por njëra prej tyre veçon. Bëhet fjalë për Derinkuyu, një qytet nën të cilin ka një botë të tërë të fshehur, një vepër mahnitëse e inxhinierëve të lashtë – një qytet nëntokësor me të njëjtin emër, në të cilin mund të jetonin deri në 20 mijë banorë.

Sot, vetëm gjysma e këtij kompleksi është e hapur për vizitorët për një arsye të thjeshtë – disa nga kalimet midis dhomave nëntokësore janë aq të ngushta sa vetëm një njeri mund të kalojë nëpër to. Kjo është arsyeja pse qyteti nëntokësor ishte praktikisht i pathyeshëm.

Qyteti është i varrosur 85 metra nën sipërfaqen e tokës dhe ka 18 “kate”.

Ky kompleks përmendet në shekullin e katërt para Krishtit nga Ksenofoni, nxënësi i Sokratit, shkrimtari, ushtari dhe filozofi grek.

Sipas Departamentit të Kulturës së Turqisë, ky qytet u ndërtua nga Frigjianët, një popull indo-evropian që nga kohërat e lashta, midis shekujve 8 dhe 7 para Krishtit, dhe besohet se është zgjeruar gjatë Perandorisë Bizantine.

Si dhe pse u krijua? Supozohet se shpellat e para kanë shërbyer si magazina dhe, nëse është e nevojshme, strehë nga pushtuesit e ndryshëm, nga të cilët kanë qenë të shumtë në këtë zonë.

Derinkuyu emri i të cilit do të thotë “pus i thellë” ka qenë në funksion të vazhdueshëm për shekuj.

Ajo u harrua për një kohë, dhe u “rizbulua” në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar dhe u kthye në një atraksion turistik. Historia thotë se Derinkuya u rizbulua nga pulat e një fshatari që endeshin nëpër skuta të errëta dhe humbnin kësisoj, për t’u kërkuar më pas nga i zoti i tyre. Dhe ndodhi që në vitet 1960, filluan gërmimet serioze arkeologjike për këtë unitet të tërësisë historike, shkruan BBC.

U zbulua se dhomat e lidhura të shpellës shtrihen për qindra kilometra dhe se megjithëse Derinkuyu është qyteti më i madh, d.m.th. qyteti më i thellë, ka më shumë se 200 qytete më të vogla nën tokë në të gjithë provincën, të cilat ndoshta janë të lidhura me tunele dhe krijojnë një qytet të madh me një rrjet banesave në të cilat mund të strehoheshin 100 mijë njerëz.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu