Edona Thaqi flet pas debutimit me Kosovën: Ishte nder për mua ta përfaqësoja atdheun tim

Edona Thaqi këtë vit ishte bashkuar për herë të parë me Përfaqësuesen A të femrave në ndeshjet që Kosova i zhvilloi në kuadër të FIBA Kampionatit Evropian të Shteteve të Vogla.

Në një intervistë për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës ka folur për debutimin me Kosovën, mikpritjen ndaj saj dhe mesazhin për femrat që duan t’i bashkohen Dardaneve.

Krahas shtetësisë sime amerikane, jam rritur me njohuri të thella, mirënjohje dhe pasion për rrënjët e mia shqiptare. Ishte nder që pata mundësinë të përfaqësoja Kosovën. Basketbolli ka qenë gjithmonë një pjesë kryesore e jetës sime dhe të jem në gjendje të luaj Kosovën do të thotë shumë për mua dhe familjen time është diçka që nuk do ta harroj kurrë”, është shprehur ajo, duke shtuar: “Momentet më të mira ishin pa dyshim fitoret. Ne të gjitha e dhamë më të mirën e mundshme në çdo lojë”.

Edona ka folur edhe rreth atmosferës dhe mikpritjes nga vajzat dhe stafi i Përfaqësueses së Kosovës. “Jam pritur vërtet krahëhapur nga vajzat, trajnerët dhe nga të gjithë anëtarët e Federatës së Basketbollit të Kosovës. U ndjeva shumë rehat menjëherë dhe isha në gjendje të ndërtoja një lidhje me vajzat. Kur keni një respekt të ndërsjellë për njëri-tjetrin, është disi e lehtë lidheni mes veti, veçanërisht kur jemi në ndeshje”.

Gjatë qëndrimit në Kosovës ishte takuar edhe me Kryeministrin e Kosovës. “Ishte një privilegj të takohesha me kryeministrin Albin Kurti. Jam shumë mirënjohëse që arrita të ndaj shpresat dhe ëndrrat e mia për të fuqizuar sportistet femra, duke përdorur basketbollin si një mjet për të ndihmuar fëmijët të zhvillojnë aftësitë e tyre, dashurinë për lojën dhe aftësinë për të ëndërruar për një të ardhme më të ndritshme. Ai ishte vërtet përkrahës për Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe na uroi fat në ndeshjet e garave ndërkombëtare”.

Në fund Thaqi ka një mesazh për të gjithë femrat që duan t’i bashkohen përfaqësimit të Kosovës. “Mesazhi im për të gjitha sportistet që kanë rrënjë shqiptare në mbarë botën është të stërviteni sipas aspiratave tuaja dhe mos kini frikë të ëndërroni të mëdha. Ju mund të bëni gjithçka që keni në mendje për sa kohë që punoni shumë. Nuk duhet të hezitoni të përfaqësoni Kosovën nëse ju jepet mundësia sepse Kosova është atdheu ynë. Të gjithë duhet të përpiqemi të jemi ambasadorë të mëdhenj për vendin tonë dhe Kombëtaren në tërësi”, ka përfunduar Edona Thaqi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu