Një nga komandantët e ISIS, Lavdrim Muhaxheri apo siç e qujanë “Kasapi i Ballkanit” para disa muajve është kthyer në Ballkan.
Sipas gazetës italiane L’Espresso, ai është i njohur përmes fotografisë së tmerrshme të publikuar në 2014, duke i hequr kokat, disa civilëve në vatrat e luftës në Irak dhe Siri.
Sipas kësaj gazete italiane, Muhaxheri është parë në Maqedoni nga mesi i muajit nëntor. Pjesëtarët e shërbimit sekret italian AISE menjëherë kanë lajmëruar autoritetet lokale të sigurisë në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.
“Megjithatë nuk ka asnjë gjurmë për xhelatin”, shkruan gazeta. Prania e tij vlerësohet si tejet e rrezikshme dhe kërcënim për sigurinë në Ballkan. Muhaxheri në vitin 2014 u përfshi në listën e zezë të SHBA-ve.