Sela lë komunën për Parlamentin

Kryetari i Strugës Ziadin Sela lëshoi kolltukun e Komunës për tu kthyer në Kuvend si deputet i Aleancës për Shqiptarët. Ai tha se në zgjedhjet e 11 dhjetorit nga qytetarët mori besimin për ti përfaqësuar si deputet.

Në një deklaratë për Alsat- M, Sela nuk përjashtoi mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme lokale të rikandidohet për kryetar të Strugës.

Ushtrues detyre kryetar i Strugës deri në zgjedhjet lokale është emëruar anëtari i deritanishëm i Këshillit të qytetit, Mustafa Zabzuni.

Drejtimin e Strugës Ziadin Sela e mori në zgjedhjet e vitit 2014 si kandidat i PDSH-së. Më pas Sela formoi Lëvizjen për Reforma PDSH.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu