Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka mbajtur një takim të Vitit të Ri me anëtarët dhe simpatizantët e partisë së tij të cilëve u tha se viti i ardhshëm do të jetë viti i jetës për gjithë qytetarët e Maqedonisë.
“parashikohet se në mes të shkurtit do të kemi Qeveri të re. Do të bëjmë gjithçka që ky afat të shkurtohet, dhe që sa më shpejt të fillohet me rindërtimin e shoqërisë. Në këtë rindërtim do të marrin pjesë të gjithë qytetarët që u deklaruan për ndryshim, liri dhe demokratizim të Maqedonisë”, deklaroi Zaev.
Sipas tij, Nikolla Gruevski nuk do të arrijë të gjejë partnerë për formim të qeverisë dhe do të pajtohet me dështimin. /albeu.com./