Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski, në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme reagoi ndaj Trajko Veljanovskit, i cili thotë se do të udhëheqë seancën konstitutive e cila do të mbahet nesër.
Ai tha se kjo është në kundërshtim me praktikën e Kuvendit, pasi sipas tij deputeti më i vjetër ka udhëhequr me seancën konstitutive në vitet e kaluar.
“Trajko Veljanovski tani është deputetë. Siç ka qenë i pari më parë tani është i barabarët me të tjerët dhe për këtë arsye mendoj se seancën duhet ta udhëheq deputeti më i vjetër, gjë që lidhet gjithashtu me paragrafin 2 të nenit të 10, i cili thotë se përderisa kryetari i tanishëm nuk e thirr seancën, këtë duhet ta bëjë deputeti më i vjetër”, deklaroi Spasovski.
Ai u shpreh i bindur se nëse seancën do ta udhëheqë Veljanpvski, sipas tij, do të ishte në kundërshtim të plotë me praktikën e deritanishme të Kuvendit. /albeu.com/