BDI e pafuqishme që në seancën konstituive, Veljanovski i VMRO-së nuk e lë deputetin e BDI-së të udhëheqë mbëledhjen

Sot në Kuvendin e Maqedonisë në Shkup u zhvillua seanca konstituive me mandatarët e ri të dalë nga zgjedhjet e 11 dhjetorit, ku nga 120 deputetë ishin të pranishëm 118, në mungesë të dy deputetëve të PDSH-së, transmeton InfoShqip.

Por ne kundërshtim me regulloren, sipas të cilës seancën konstituive duhet ta udhëheqë deputeti më i vjetër në moshë i parlamentit, deputet i cili është Branko Manojlovski nga rradhët e BDI-së, Veljanovski i VMRO-së, nuk e lëshoi karrigen e kreut të parlamentit për deputetin e BDI-së dhe e udhëhoqi vetë.

Reagim për këtë shkelje ka pasur vetëm nga Spasovski i LSDM-së, ndërkohë që BDI nuk ka rreaguar./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu