Deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirja Ibrahimi bëri thirrje që të mos votohet mandati i Johan Tarçullovskit. Në seancën konstitutive, deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqiirja Ibrahimi në fjalimin e tij deklaroi se në radhë të parë ka hasur në vërejtje që një pjesë e materialeve nuk janë përkthyer në gjuhën shqipe, që hedh poshtë deklaratat e deritanishme të BDI-së se gjuha shqipe është zyrtare. “Ftoj që mos të votohet mandati i deputetit Johan Tarçullovski” u shpreh Ibrahimi. Kështu që deputet e Lëvizjes BESA nuk e votuan mandatin për deputet të akuzuarit të Hagës, Johan Tarçullovskit.