Maqedoni, numri i të sëmurëve me grip, 40 herë më i lartë sesa vitin e kaluar
Nga Klinika Infektive paralajmërojnë se rritja e numrit të rasteve do të rritet gjatë festave, kështu shprehet Zvonko Milenkoviq, duke shtuar se jo vetëm gjatë festave, por numri i personave me grip do të rritet edhe gjatë dy tre javëve në vazhdim.
Shumica e rasteve janë fëmijët që nuk e kanë imunitet kurse arsyet janë për shkak të motit dhe ajrit të ndotur. Mjekët këshillojnë që të shmangen tubimet masive në këtë kohë të vitit. /Telegrafi/