Kryetari i Komunës së Gostivarit uron Vitin e Ri 2017

Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të të gjitha institucioneve të Komunës së Gostivarit, t’ju përcjell urimet më të ngrohta për një Vit të Ri të begatë, duke dëshiruar që në çdo familje të mbizotërojë shëndeti, dashuria, lumturia dhe harmonia, thuhet në urimin e kryetarit të Komunës së Gostivarit.

“Ndajmë bindjen se viti 2016 ishte një vit i suksesshëm për të gjithë ne, por besojmë dhe urojmë që Viti i Ri 2017 të jetë një vit më i suksesshëm, vit i ndryshimeve dhe prosperitetit për shoqërinë tonë. Urime të përzemërta dhe suksese për të gjithë Ju në vitin 2017 !”, thuhet në fund të urimit./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu