Në një mesazh urimi për festat e fundvitit, lideri i BDI-së z. Ali Ahmeti shprehet që viti i ardhëshëm të jetë më i mirë se viti që lëmë pas, madje të jetë mësim për vitet e ardhëshme, informon Zhurnal.
Të dashur bashkëqytetar, bashkëkombas, motra e vëllezër. Viti 2016 ishte një vit brenda të cilit ndodhën aq shumë procese sa që është e vështirë të përmblidhen me një mesazh, por dua të veçoj zhvillimin e zgjedhjeve ku qytetarët treguan maturi dhe pjekuri në ushtrimin e demokracisë dhe si rrjedhojë patëm zgjedhje që përmbushën standardet demokratike.
Edhe në këto zgjedhje, shqiptarët treguan se e shohin me besim të ardhmen e tyre nën udhëheqjen tonë, por njëkohësisht janë zgjedhje ku shqiptarët humbën mundësinë të bëhen edhe më të rëndësishëm në këtë periudhë.
Prandaj, nga viti që po lëme pas, do të nxjerrim mësimet e duhura për tu përballur me sukses me sfidat e vitit që po vjen. Na pret një betejë për një shoqëri më demokratike, me kohezion më të madh politik e shoqëror. Një betejë që duhet të na gjej më të bashkuar, një betejë që duhet fituar për femijët tanë, për vete dhe për brezat e ardhshëm.
Të dashur bashkëqytetar,
Jam besimplot se me frymë bashkëpunimi, me vullnet të përbashkët dhe me një bashkërendim mes forcave politike mund t’i perballojmë sfidat për një të ardhme më të mirë, më te sigurtë, më të qëndrueshme dhe më të barabartë, një të ardhme ku ëndrra e shqiptarëve për të qenë pjese e familjes së madhe evropiane do të jetë realitet.
Së bashku me famijen time, për secilin prej jush, për familjet tuaja, Ju urojmë mbarësi, shëndet dhe mirëqenie.
Gëzuar!