Buxheti për vitin 2017 i Ministrisë së Kulturës është 4.085.279.000 denarë dhe në krahasim me vitin 2016 është më i madh për 546.198.000 denarë apo për 15,43 për qind, njofton MIA.
Rritje ka edhe në mjetet programuese të Ministrisë së Kulturës, të cilat janë 893.367.000 denarë, për financimin e projekteve me interes nacional në kulturën e veprimtarisë muzikoro-skenike, veprimtarinë dramatike, veprimtarinë e bibliotekave, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, veprimtarisë së muzeve dhe për promovimin e kulturës së Maqedonisë jashtë vendit.
Në vitin 2017 do të promovohet salla e re e koncerteve e Filarmonisë së Maqedonisë, që pritet nga fundi i marsit si dhe Teatri i rikonstruuar shqiptar në Shkup si dhe ai i Strumicës. Do të vazhdojnë edhe aktivitetet për ndërtimin e Teatrit turk, qendrës kulturore-arsimore në Tetovë, rikonstruimi i Sallës Universale, ndërtimi i objekteve të reja për Teatrin dramatik dhe Teatrin e Komedisë si dhe rikonstruimi i objektit të cilin e shfrytëzojnë institucionet në Ohër. Në mënyrë intensive do të realizohen edhe projektet nga sfera e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.
Edhe vitin e ardhshëm Ministria e Kulturës do të vazhdojë me blerjen e vazhduar të veprave artistike, blerjen e skulpturave të formatit të galerive, ndërsa janë siguruar mjete për stimulimin e muzikës popullore dhe argëtuese si dhe për stimulimin e muzikës serioze.