Partitë shqiptare në Maqedoni thonë se nuk po bëjnë ende negociata me ndonjërën prej partive maqedonase për formimin e qeverisë së re të vendit. Drejtuesit politikë shqiptarë janë takuar këto ditë në Tiranë me nismën e kryeministrit Rama, por ata nuk kanë krijuar një qëndrim të përbashkët, me të cilin do të paraqiteshin para mandatarit të pritshëm maqedonas.