Ke festuar mbrëmë? Filloje ditën duke mësuar mbi mirëqenien.
Ke nevojë për shumë hidratim, ideal për të luftuar dhimbjen e kokës, dezintoksikuar organizmin dhe të keni një lëkurë të shndritshme. Ja recetat e gjyshes për një ditë më pas, do të jesh e bukur dhe me shumë humor, transmeton TCH.
Pini!
Fillojeni me një gotë ujë me limon, ideal për të vënë në lëvizje zorrët. Për mëngjes zgjidhni çaj jeshil, kos me mjaltë dhe fruta të thata apo një lëng frutash dhe perimesh, e pasur me kripëra minerale, ujë dhe vitamina.
Pastrimi i fytyrës
Pas festës ke hequr tualetin me shpejtësi? Rregullojeni, pasi do i bëni nder lëkurës tuaj. Bëni avull në fytyrë me ujë termal, pastaj hidhni disa pika vaji natyral në një tufë pambuku, dhe do të heq çdo njollë “mak up” me ëmbëlsi. Uji termal rihidraton dhe rifreskon lëkurën, kështu që mbajeni me vete në çantë.
Të largoni ënjtjen e qepallave
Doni të provoni një recetë të gjyshes kundër syve të fryrë? Provoni efektin e akullit dhe mbajini për pak kohë mbi qepalla. Mos i hidhni bustinat që keni përdorur për çajin, përdorini si mbështjellëse. Do t’iu largojnë ënjtjen dhe do ju tonifikojnë zonën delikate të syve.
Provoni “make up”
Fokusohuni në një luk kurativ dhe natyral, do ju ndihmojë të ndiheni e çlodhur. Përdorni vetëm një rimel për të theksuar shikimin dhe një buzëkuq mat të ngjyrës tuaj të preferuar.
Qeset poshtë syve
Korektori i një toni më të hapur do ju japë ndriçim. Nëse janë të errëta përdorni një korrektor ndriçues në pjesën më të hapur dhe shtoni pak ton ngjyrë portokalli apo të verdhë për të mbuluar shenjat mavi apo blu.
Luku juaj
Sa më sportiv të visheni më të relaksuar do të ndiheni një ditë pas festës. Një bluzë dhe një palë pantallona dhe ja, vetëm kaq./InfoShqip.com