Fëmija i parë në Tetovë djal, deri në mëngjes lindin edhe katër tjerë

Nata e fundvitit ka shënuar edhe lindjen e parë në spitalin klinik të Tetovës në repartin e gjinekologjisë, informon Zhurnal.

Fëmija i parë i këtij viti është djal i cili ka lindur në orën 1.50 minuta pas mesnate, peshon 3 kilogram ndërsa i gjatë është 50 cm, ndërkohë që i përket përkatësisë maqedonase.

Pas lindjes së parë, deri në mëngjes në Tetovë lindin edhe dy djem të tjerë dhe një vajzë.

Ndryshe, sot në spitalin klinik të Tetovës nënën dhe fëmijën që ka lindur pas mesnate do t’i vizitojë kryetarja e komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi e cila do të bëj dhe shpërndarjen e dhuratës./Zhurnal


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu