Del studimi: Personat që luajnë videolojëra janë vendimmarrësit më të mirë

Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Xhorxhias në SHBA, kanë zbuluar një mënyrë për tëpasur një vendimmarrje më të mirë mbi shumë gjëra. Mjafton të luani më shumë video–lojëranë celularin apo kompjuterin tuaj.

Në krahasim me ata që nuk luajnë rregullisht me këto video-lojëra, studimi i ri zbulon se lojtarët e zakonshëm të këtyre lojërave, shfaqin aftësi superiore vendimmarrëse sensoro-motorike. Por jo vetëm kaq, lojtarët duket se kanë më shumë aktivitet në rajonet kryesore të trurit të tyre.

Këto gjetje bazohen në leximet e fMRI (imazhit të rezonancës magnetike funksionale) nga dhjetëra lojtarë dhe jo-lojtarë të video-lojërave. Ekipi i studiuesve beson se video–lojërat mund të jenë një opsion praktik për trajnimin e njerëzve në vendimmarrjen perceptuese.

“Video–lojërat luhen nga shumica dërrmuese e të rinjve tanë, me më shumë se 3 orë çdo javë. Por efektet e dobishme në aftësitë vendimmarrëse dhe trurin nuk diheshin më saktësi”- thotë studiuesi kryesor Mukesh Dhamala, profesor i asociuar në Departamentin e .Fizikës dhe Astronomisë dhe në Institutin e Neuroshkencave në Universitetin e Xhorxhias.

“Studimi ynë ofron disa përgjigje”- thotë ai. Dhamala ishte këshilltari i autorit kryesor të studimit Tim Xhordan. Për këtë të fundit, ky studim ishte shumë personal. Pasi që fëmijëXhordan ka pasur shikim të dobët në njërin nga sytë. Gjatë një projekti kërkimor kur ishte 5 vjeç, Jordan mbuloi syrin e tij më të aftë dhe luajti video–lojëra.

Shpresa ishte që kjo qasje do ta forconte shikimin në syrin e tij më të dobët. Dhe në fakt sotshikimi i tij është shumë më i mirë. Xhordan beson se video–lojërat luajtën një rol kyç për ta ndihmuar atë të kalojë nga i verbër në njërin sy, në ndërtimin e një kapaciteti të fortë për përpunimin vizual.

Studimi në fjalë përfshinte 47 pjesëmarrës të moshës universitare. 28 prej tyre pretendonin se ishin lojtarë të rregullt të video-lojërave, dhe 19 të tjerë nuk luanin. Pjesëmarrësit u shtrinë brenda një makinerie FMRI, dhe kishin përballë një pasqyrë që shfaqte një shenjë, e ndjekur menjëherë nga një shfaqje e pikave në lëvizje.

Secili person duhej të shtypte një buton në dorën e tij të djathtë ose të majtë për të treguar drejtimin ku po lëviznin pikat, ose të shmangte shtypjen e butonit nëse nuk kishte lëvizje në asnjërin drejtim. Ata që luanin video-lojëra ishin më të shpejtë dhe më të saktë në përgjigjet e tyre.

Për më tepër, një analizë e skanimeve të trurit të tyre, zbuloi dallime të dukshme që lidhen me aktivitetin e zgjeruar në pjesë të caktuara të trurit të lojtarëve. “Këto rezultate tregojnë se luajtja e video–lojërave, rrit potencialisht disa nga nën–proceset që janë përgjegjëse përndjesinë, perceptimin dhe hartimin e veprimit për të përmirësuar aftësitë e vendimmarrjes”-shkruajnë autorët e studimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu