LSDM: Po vjen jeta në Maqedoni

LSDM nëpërmjet një komunikate ka thënë se në Maqedoni në vitin 2017 do të vjen jeta, do të ketë rritje të rrogave për qytetarët dhe do të hapen vende të reja të punës.

“Do të kemi shëndetësi falas, arsim kualitativ me më pak orë dhe më shumë suksese, institucione që punojnë për të mirën e qytetarëve. Maqedoninë do ta vendosin në themele të shëndosha të lirisë dhe barazisë së qytetarëve, ligjit dhe drejtësisë shoqërore”, thuhet në komunikatën e LSDM-së, në të cilën mes tjerash thuhet se Maqedonia në vitin 2017 do të jetë shtet më stabil./Shenja


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu