LVV në Mitrovicë sot mbajti mbledhjen e Këshillit të Qendrës ku u zgjodhën pozicionet drejtuese dhe delegatët e Këshillit të Përgjithshëm, shkruan Lajme.Al.
E nënkryetar i parë i Qendrës u zgjodh Alban Uka.
Pas zgjedhjes së tij, ai tha se ky besim i dhënë përkthehet në përgjegjëssi dhe obligim.
Tutje, ai falënderoi delegatët e Këshillit për mbështetjen e dhënë.
Postimi i tij:
“Në mbledhjën e Këshillit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë të mbajtur dje, delegatët e këtij këshilli ma besuan pozitën e Nënkryetarit të Parë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra në Mitrovicë. Personalisht për mua ky besim përkthehet në përgjegjësi dhe obligim në funksion të forcimit dhe shtrirjes së Lëvizjës në çdo shtëpi, lagje e fshat.
I falënderoj të gjithë delegatët e Këshillit të Qendrës, të cilët më përkrahën masivisht, përkrahje kjo që për mua është forcë shtytëse për proceset dhe obligimet që na presin në Qendrën tonë të Lëvizjes në Mitrovicë.
Na priftë e mbara!” tha ai.