3 mënyrat natyrale që do t’ju qetësojnë dhimbjen e kokës për 5 minuta

Të lehta apo të forta, të shkurtra apo të vazhdueshme, të gjithë i kemi provuar. Paracetamoli dhe pirja e ujit i lehtësojnë dhimbjet e kokës, por ka edhe disa mënyra të tjera, tërësisht natyrale që mund të ndihmojnë në lehtësimin e tyre.

Masazhet

Masazhoni dorën në pjesën mes gishtit të madh dhe gishtit tregues, me lëvizje rrethore. Vazhdoni disa minuta në njërën dorë e pastaj kaloni në dorën tjetër. Kjo është një nga zonat që përkon me pjesën e kokës, ku fillojnë dhimbjet që ndjeni. Një lloj tjetër masazhi është ai në zonën e tëmthave, gjithnjë në mënyrë rrethore. Ndihmon për të rritur qarkullimin e gjakut dhe për të ulur tensionin.

Vajrat aromatike

Aromat e ndryshme e sidomos ato të livandës apo të mentes ju ndihmojnë të qetësoheni e të çlironi tensionin apo stresin e grumbulluar gjatë ditës. Hidhni disa pika vaj mbi ballë, masazhojini lehtë dhe nëse mundeni, shtrihuni në një ambient të freskët, të qetë e të errët. Për një zgjidhje më të shpejtë, merrni 2 qese me çaj menteje, lagini dhe shtrydhini nga uji i tepërt. Më vendosini mbi ballë apo mbi qepallat e syve. Mbajini për 5 minuta. Ndihmon për t’u qetësuar dhe për të çliruar tensionin.

Kompresat e ftohta e të ngrohta

Kur ndjeni një dhimbje pulsuese, vendosni mbi ballë një pecetë të ftohur më parë, ose një qese me perime të ngrira, të mbështjellë me një pecetë. E ftohta i shtrëngon enët e gjakut dhe ato, duke u mbledhur, nuk prekin receptorët e ndjeshmërisë. Me këtë teknikë,ju mund edhe t’i paraprini një dhimbjeje të fortë, që e ndjeni se mund t’ju kapë së shpejti. Në rast se dhimbja është shtrënguese, vendosni në qafë një pecetë të ngrohur më parë e në të njëjtën kohë, zhysni këmbët në ujë të ngrohtë./Living


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu