Nga: Muhamer Pajaziti
Qeveria e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti po e bën dallimin.
Në raportin e këtij viti të “World Justice Project” Republika e Kosovës radhitet në vendin e dytë në botë sa i përket përmirësimit në fushën e sundimit të ligjit.
Kosova po i lë mbrapa vendet e rajonit që tashmë kanë filluar negociatat për anëtarsim në BE.
Maqedonia ka vite që ka stagnuar në këtë drejtim, madje ka edhe përkeqësim në fushën e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
Kjo është pasoj e kriminalitet të jakës së bardhë që ka zhvatur shtetin për vite me radhë dhe që kontrollon dhe dirigjon institucionet e drejtësisë.
Ligji i vetingut dhe një Ligj për konfiskimin e pasurisë së pa justifikuar janë të domosdoshëm.
Pa i zhveshur hajnat e politikës nuk ka asgjë më kuptim në këtë shtet.
Kot mbajnë zgjedhje këto organizata mafioze që i kanë future hundët kudo, në drejtësi, arsim, kulturë, shëndetësi, biznes…
Vendit i duhen liderë të rinjë dhe të pastër, por këtu duhet të luajnë rol edhe qyetetarët, duke ushtruar me ndëgjegje të pastër të drejtës e votës së lirë.
Nëse duam të jetojmë me dinjitet, motoja është e qartë: ta çlirojmë vendin nga politikanët hajna, ti kthejmë vlerat dhe meritokracinë.
Të investojmë në dije dhe në sektorë që përmirësojnë jetesën e qyetetarëve.