Njeriu i afërt i Erdoganit: Sulmin në Stamboll e organizoi SHBA-ja! (FOTO)

Shteti turk e ka nisur vitin e ri me viktima si pasojë e një sulmi terrorist në një lokal nate në Stamboll.

Deri më tani janë raportuar 39 të vdekur dhe 69 të plagosur, pas sulmit në lokalin e natës ‘Reina’ në Stamboll të Turqisë.

Megjithëse ende asnjë organizatë nuk e ka marrë përsipër sulmin, SHBA-të po fajësohen se organizuan këtë sulm terrorist, transmeton Telegrafi.

Kështu së paku ka shkruar gazetari dhe njeriu i afërt me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, Turgay Guler.

“Sulmues frikacak në Reina është Amerika”, ka shkruar në llogarinë zyrtare Guler duke pohuar se zbatuesit e këtij plani janë Amberin Zaman dhe Mehmet Ali Alabora.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme ishte raportuar për një paralajmërim të amerikanëve se në ditët e para të 2017 mund të ketë sulme të reja në Turqi, por të cilat ishin hedhur poshtë prej zyrtarëve të SHBA-së. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu