I vetëquajturi Shtetit Islamik ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit me armë që ndodhi në lokalin e natës në Stamboll natën e ndërrimit të viteve, ku humbën jetën 39 persona.
Në një deklaratë, ISIS e quan ushtarin e vet personin e armatosur që shkaktoi masakrën në Stamboll.
Autori u fut në lokalin e natës “Reina” dhe qëlloi me breshëri ndaj qytetarëve duke vrarë 39 prej tyre dhe plagosi 69. Më pas u largua dhe është ende në kërkim nga policia.