Teuta Arifi vizitoi fëmiun e parë të lindur në vitin 2017 në Tetovë (FOTO)

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi sot ka vizituar nënën e cila lindi fëmiun e parë për vitin 2017 në Tetovë, kryetarja Arifi në emër të komunës së Tetovës i ndau 40 mijë denarë një çmim tradicional nga komuna.

“Këtë vit të ri fëmiu i parë i cili lindi në Spitalin Klinik të Tetovës ishte vogëlushi Marko. Komuna e Tetovës edhe këtë vit për nënën e fëmiut të parë që lind pas ndrimit të motmoteve, ndau mjete financiare në vlerë prej 40.000 denarëve. Djaloshit të vogël i dëshirojmë jetë të gjatë dhe të lumtur pa brenga, dhe njëherit falemnderoj stafin dhe mjekët e Qendrës Klinike në Tetovë të cilët qëndrojnë gjithnjë të përkushtuar për të shërbyer qytetarët që kanë nevojë për përkujdesje shëndetësore” u shpreh Teuta Arifi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu