Të gjithë jeni kurreshtarë që të tërhiqni sa më shumë “pëlqime” në fotot tuaja në rrjetin social Instagram.
Këtë kompleks sidomos e kanë femrat, të cilat madje i masin fotografitë e tyre se cila ishte më cilësore në bazë të numrit të “pëlqimeve” që kanë marrë.
Me këtë gjë ka mundur të krenohet gjatë vitit 2016 këngëtarja Selena gomez.
Postimi i saj gjashtë muaj më parë është postimi më i “pëlqyer” në Instagram ndonjëherë, dhe më i pëlqyeri për vitin 2016.
Me flokë të kuruar dhe një make up modest, Selena duket perandorake teksa shikon na kamerë dhe pi Coca Cola me shkrimin “You’re the Spark” që është pjesë e një nga teksteve të këngëve të saj.
Ky postim ka marrë plot 6.1 milionë “pëlqime” dhe po po, këngëtarja e protagonistja në këtë foto nuk është as e zhveshur e as duke bërë ndonjë gjë provokative, thjesht po shikon në kamerë natyralisht, e kjo ka mahnitur miliona njerëz anë e mbanë botës.
Postimi në Instagram në fjalë, më i pëlqyeri për vitin 2016: