Koxias: Harrojeni BE-në pa ndryshuar emrin

Në një intervistë për mediat vendase, ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias ka përsëritur se Greqia do të bllokojë integrimin euroatlantik të Maqedonisë për sa kohë që kjo nuk pranon ndryshimin e emrit kushtetues.

Koxias konsideron se çështja e emrit ka rëndësi parësore në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe se pa u zgjidhur kjo çështje është e kotë të pritet integrim i Maqedonisë në NATO dhe BE.

– Masat e marra për përmirësimin e marrëdhënieve janë të mirëseardhura por duhet të gjendet zgjidhje definitive – mësohet të ketë thënë Koxias, transmeton Zhurnal.

Në vitin 2008, në Samitin e Bukureshtit Maqedonia nuk arriti të anëtarësohet në NATO sëbashku me Shqipërinë dhe Kroacinë, dhe që atëherë për shkak të kundërshtimit të Greqisë nuk ka asnjë thirrje për anëtarësim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu