Mogerini: 2016 vit i mbarë për Ballkanin. Por nuk përmend Maqedoninë

Në një rikujtim të ndodhive kryesore të vitit që lamë pas, përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federika Mogerini, i ka kushtuar një paragraf edhe vendeve të Ballkanit, duke veçuar momentet më të rëndësishme.

“Ballkani është në zemër të Evropës dhe meriton të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Gjatë 2016 Bosnjë dhe Hercegovina aplikoi për anëtarësim ndërsa Serbia hapi kapituj të ri të negociatave. Sa i takon Kosovës kemi formuar të parin “//këshill për asociim”. Në Shqipëri pas shumë muajsh negociata kaloi reforma në drejtësi ndërsa unë kisha nderin të mbaj një fjalim në parlamentin shqiptar.

Puna jonë vazhdon – për të kapërcyer armiqësitë e së kaluarës, dhe për t’iu përgjigjur kërkesave për punë, unitet dhe hapje që vijnë nga të rinjtë e këtij rajoni.” – ka shkruar Mogerini, transmeton Zhurnal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu