Në fundvit në Strugë u lëshua në përdorim ura simbol e qytetit, e cila me vendim të përbashkët të komunës së Strugës dhe donatorit z.Mendi Qyra u emërua me emrin e veprintarit të çështjes shqiptare “Naser Hani”.
Shiritin e kuq për këtë objekt të rëndësishëm infrastrukturor por edhe emocional për qytetarët e Strugës e preu tashmë deputeti dhe iniciatori i këtij projekti z.Ziadin Sela, donatori Mendi Qyra, kryetari aktual i Strugës, Mustafa Zabzun dhe Jashar Hani (djali i atdhetarit Naser Hani)
Qytetarë të shumtë ishin tubuar për ta ndjkur këtë ceremoni, e cila më pas vijoj me kalimin e përbashkët mbi urë, kalim ky që i paraprijnë fëmijët e vegjë, për të cilët “Babagjyshi” i vitit të ri kishte pregatitur dhurata në anën tjetër të urës.
Ura u rikthye, Strugës po i rikthehet dinjiteti i munguar i një qyteti të mirfilltë. Ziadin Sela theksoi se ky është edhe një premtim i mbajtur ndaj qytetarëve, ndërsa për këtë falenderoi veçanërisht z.Mendi Qyra por edhe gjithë ekipin që punoi për realizimin sa më të mirë të këtij projekti.