Kosova ka vazhduar të mbetet edhe gjatë vitit 2016 jashtë organizatave më të mëdha ndërkombëtare të sigurisë, Interpol dhe EUROPOL, ndonëse kanë kaluar tetë vite nga shpallja e pavarësisë së vendit.
Ani pse vendi ynë ka aplikuar dy herë për anëtarësim në këto dy mekanizma të sigurisë, një gjë e tillë nuk është marrë parasysh nga këto organizata.
Por, ajo çfarë po i mungon Kosovës në anëtarësim në përgjithësi ndërkombëtare është se nuk duhet vetëm që të aplikojë, por të ketë edhe një lobim të mirëfilltë, gjë që nuk e ka. Kështu mendon deputeti të LDK-së Nuredin Ibishi, njëkohësisht edhe anëtar në Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Edhe ekspertë të sigurisë flasin për nevojën që Kosova të jetë anëtare e organizatave ndërkombëtare të sigurisë. /Tribuna Channel/