Policia izraelite ka marrë në pyetje kryeministrin Benjamin Netanyahu të hënën vonë rreth dyshimeve për marrjen të dhuratave të paligjshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Netanyahu u mor në pyetje për tre orë në rezidencën e tij në Jerusalemin qendror për dyshimet se ka marrë dhurata të paligjshme nga dy biznesmenë.
Netanyahu u mor “në pyetje nën kujdes në lidhje me dyshimet se ka pranuar përfitime të paligjshme”, thuhet në deklaratën e policisë.
Policia nuk dha detaje të mëtejshme.
Sipas radios izraelite, Netanyahu dyshohet për marrjen e parave të paligjshme dhe dhuratave me vlerë mijëra sikla nga biznesmenë të huaj dhe izraelitë.
Netanyahu tha se këto akuza janë “të pabaza”.
Sipas radios izraelite, hetuesit do të marin në pyetje Netanyahun rreth akuzave edhe në një seancë tjetër brenda kësaj jave.
Netanyahu, në mandatin e tij të katërt si kryeministër, është në pushtet në periudha të ndryshme që nga viti 1996.