Cilët janë 10 personat, të cilët duhet t’i kemi parasysh më 2017?

Bashkimi Europian gjendet në krizën më të madhe që nga themelimi, rreziku i terrorizmit islamik mbetet permanent, nacionalistët antieuropianë po e sfidojnë rendin e deritanishëm politik. Agjencia e lajmeve Reuters ka bërë një listë të personave, të cilët duhet pasur parasysh në vitin 2017.

Donald Trump

Fitorja e tij në zgjedhjet presidenciale amerikane ka shqetësuar europianët, të cilët ishin të tronditur nga largimi i britanikëve nga Bashkimi Europian. Fitorja e Trumpit po ashtu ka inspiruar euroskeptikët që kundërshtojnë partitë e establishmentit. Kur të hyjë në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, politikat që do të zbatojë apo jo, e të cilat mund të refektojnë premtimet nga fushata e tij elektorale, mund të kenë efekte të mëdha në Europë: rritja e buxhetit amerikan mund të ndihmojë biznesin në Europë, ku rritja e ngadalshme ekonomike po vazhdon të gjenerojë jostabilitet politik: por, tregtia proteksioniste rrezikon të shkaktojë të kundërtën. Qëndrimi i paqartë i Trumpit në lidhje me përkrahjen e NATO-s dhe thirrja e tij për marrëdhënie më të mira me Rusinë, ndikojnë që BE të kërkojë opsione për forcimin e mbrojtjes.

Jaroslaw Kaczynski

Duke kurorzuar kompetencat e Gjykatës Kushtetuese qeveria e djathtë polake po e teston fuqinë e BE-së dhe po thellon hendekun mes Lindjes dhe Perëndimit. BE i ka dhënë afat Polonisë deri në fund të shkurtit të ndryshojë tonin. Por Kaczynski llogarit në aleatë të djathtë si kryeministri hungarez Viktor Orban, nga i cili pret që me veto të bllokojë masat ndëshkuese të BE-së.

Geert Wilders

Partia e Lirisë e Geert Wilders mund të bëhet forca më e madhe politike në parlament në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në muajt e parë të këtij viti. Kjo parti antiislamike ndoshta nuk do të arri

Geert Wilders Partia e Lirisë e Geert Wilders mund të bëhet forca më e madhe politike në parlament në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në muajt e parë të këtij viti. Kjo parti antiislamike ndoshta nuk do të arrijë të krijojë qeverinë në mungesë të partnerëve të koalicionit, por fitorja eventuale e saj do të hap rrugën për fitore të partive të tjera djathtiste në Europë – sidomos në Francë dhe Gjermani.

Theresa May

«Brexiti domethënë Brexit», dalja domethënë dalje nga BE. Këtë premtim duhet ta bëjë realitet kryeministrja britanike kur Brukselit t’ia letrën, e cila paraqet hapin e parë për nisjen e divorcit mes Britanisë së Madhe dhe BE. Afati për dërgimit e letrës përfundon më 31 mars.

Marine Le Pen

Gjërat brenda BE-së mund të ndryshojnë radikalisht nëse më 7 maj Marine Le Pen fiton në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Disa mendojnë se për shkak të numrit të madh të kandidatëve ajo mund të fitojë edhe në raundin e parë, më 23 prill. Vendimtare do të jetë se kush do të garojë kundër 48-vjeçares Le Pen. Nëse ajo do të jetë presidente, atëherë BE do të marrë fund – së paku në këtë formë siç e njohim.

Emigranti afrikan

Pas stinës së dimrit sërish valë të refugjatëve nga Afrika do të përpiqen që përmes Italisë të arrijnë në vende të ndryshme europiane. BE ka ndarë mjete financiare për disa vende afrikane, ka përforcuar truat policore në ujërat territoriale të Libisë dhe po bëhet gati për dëbime masive.

Vladimir Putin

Lideri i Kremlinit ka luajtur një lojë taktike, e cila është vështirë të kuptohet, në përpjekje për të përtërirë ndikimin e Moskës. Ai mund të krijojë miq apo të shkaktojë mjaft telashe në vendet fqinje perëndimore – nga kontrolli i furnizimit me gaz deri në përkrahjen e kundërshtarëve të qeverive të vendeve europiane. Deri më 31 korrik liderët e BE-së duhet të vendosin për vazhdimin apo heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, të cilat u vendosën në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë nga Moska.

Sergio Mattarella

Avokati i shkathtë nga Sicilia dhe kryetari 75-vjeçar i Italisë, i cili hyri në politikë pasi mafia i vrau vëllain, gjendet në mes të stuhisë. Ai duhet t’i bind partitë e përçara të qeverisin vendin deri në momentin kur do të merren vesh për mbajtjen e zgjedhjeve, data e të cilave nuk dihet ende. Partnerët e Italisë në eurozonë po shikojnë me shqetësim në drejtim të këtij vendi të zhytur në borxhe dhe të ballafaquar me banka para falimentimit. Për dallim nga Greqia apo Portugalia, Italia është tepër e madhe për ta lënë të dështojë, por po ashtu tepër e madhe për ta shpëtuar.

Angela Merkel

Duke u përgatitur për mandatin e katërt, të cilin shpreson ta fitojë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në shtator, Angela Merkelin e pret mllefe nga rivalët e djathtë politikë për shkak se më 2015 lejoi rreth 1 milion refugjatë të hyjnë në Gjermani. Euroskeptikët do të fitojnë vendet e para në Bundestag dhe kësisoj do të komplikojnë edhe më shumë negociatat e saj për krijimin e qeverisë. Fizikania 62-vjeçare nga ishGjermania Lindore është garantë e lidhjes së vendit të saj me shtete antare te BE.

Njeriu në të zeza

Ai njeriu ka ardhur të urrejë Europën, në të cilën jeton. «Shteti Islamik» gjendet nën presion në Siri dhe Irak dhe po përpiqet që veprimet e tij t’i zgjerojë me çdo mjet të mundshëm./dialogplus.ch


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu