Arrestohet gruaja e terroristit të Stambollit: Unë dhe fëmijët mësuam për sulmin nga televizori

Eshtë arrestuar mëngjesin e sotëm gruaja e sulmuesit të Stambollit, pas një kërkimi të intensifikuar mbarë kombëtar.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat turke, të cilat saktësojnë se ajo është ndaluar ne provincën e Konias.

“Hurriet” shkruan se sulmuesi bashke me gruan e tij dhe dy fëmijët e tij, kanë arritur në Stamboll.
me aeroplan.

Në deklaratën e parë, gruaja e terroristit, tha se ajo dhe fëmijët mësuan për sulmin tragjik nëpërmjet televizorit.

Ajo gjithashtu shtoi se nuk e dinte se burri i saj ishte një ‘simpatizant’ i ISIS-it.

Në sulmin e Stambollit u vranë 39 persona, shumica e të cilëve turistë, që po feston ndërrimin e viteve në një nga klubet më të famshme të Stambollit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu