Çfarë po bën Ivanovi në Kodrën e Diellit?

Ndryshe nga herët e kaluara kur destinacioni i presidentit të vendit ka qenë ndonjë qendër dimërore në lindje të Maqedonisë, këtë herë Gjorgje Ivanov ka vendosur që pushimet dimërore me familjen e tij t’i kalojë në qendrën pushimore Kodra e Diellit në Tetovë, informon Zhurnal.

Ivanov në pushime dimërore dhe larg aktiviteteve zyrtare do të jetë deri më 7 janar, ndërkohë që më 9 janar skadon edhe afati që ai si president duhet t’i jap mandatin partisë ose koalicionit që do të formojë shumicën në parlament për formimin e qeverisë së re të vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu