LSDM në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni ka shkruar për ajrin e ndotur si dhe në ditët më të ndotura të ajrit do të caktojmë transport falas.
‘Ndotja e ajrit në vend është 20 herë më e ndotur, vetëm Qeveria e re do t’i mbrojë qytetarët! Qeveria e re e përgjegjshme të qytetarëve të Maqedonisë ende në seancën e parë seriozisht do t’i qaset zgjidhjes së problemit me ajrin e ndotur, çka 10 vite është duke e dëmtuar shëndetin tonë’.
Nga LSDM thonë se reduktimi i ajrit të ndotur kërkon qasje sistematike nga qeveria përgjegjëse.
LSDM, thekson, se një nga masat urgjente, në ditët me nivel më të lartë të ajrit të ndotur do të caktojmë transport publik falas për të gjithë qytetarët e Shkupit dhe qyteteve tjera më të mëdha dhe përkohësisht do të ndërpritewn të gjitha aktivitetet e ndërtimtarisë. /Telegrafi/