Dramë e armatosur në Kumanovë

Një dramë e vërtetë ka ndodhur të martën në Kumanovë. Dy persona të panjohur kanë sulmuar personin Z.S. (51) dhe komshiun e tij, L.D. (64) nga Kumanova deri sa kanë qëndruar në vikendshtëpizën e tij te lokaliteti i njohur “Lumi i Zubve, në fshatin Zub të Kumanovës. Kur Z.S. dhe L.D. janë afruar afër vikend shtëpizës, prej aty ka dalë një person i armatosur, i cili nën kërcënim me revole, i ka detyruar të futen brenda, ku ka qenë edhe një person tjetër i panjohur. Dy të panjohurit kanë filluar t’i konrollojnë dhe prej tyre kanë marrë 10 mijë denarë dhe dy telefonë celularë. Më pas, njëri ka bajtur revolen, kurse tjetri ua ka lidhur këmbët dhe duart me kabllo dhe janë larguar nga vikend shtëpiza me veturë “Reno Scenic” , me targa të Kumanovës, pronë e njërit prej personave të plaçkitur.

Pas disa minuta, personat e plaçkitur kanë arritur të lirohen nga kablloja, kanë dalë jashtë dhe me celularin e fqinjëve e kanë njohtuar policinë për rastin.

Pas kontrollit policor është konstatuar se nga vikend shtëpiza janë vjedhur edhe një televizor, resiver i antenës satelitore, DVD dhe sende tjera. Policia po merr masa për ndriçim të rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu