Kreu i Besës: Më mirë në opozitë, se në një qeveri me njerëz të dyshuar nga Prokuroria

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në një intervistë për revistën Shenja ka thënë se partia e tij nuk ka as edhe një interes më të vogël që të bëhet pjesë e një qeverie që do të bëhej me politikanë të inkriminuar dhe të dyshuar nga Prokuroria Speciale.

“Nuk kemi as edhe një interes më të vogël që të bëhemi pjesë e një qeverie që do të bëhej me politikanë të inkriminuar dhe të dyshuar nga Prokuroria Speciale. Në të kundërtën, do ta pranojmë rolin e opozitës dhe mendojmë se edhe nga ai pozicion mund të ndihmojmë shumë. Ju mund ta shihni edhe këto ditë se 5 deputetët e koalicionit “Rilindje me Besë” janë gati se vendimtarë për qeverinë e ardhme, që nënkupton se ata do të jenë çelës edhe për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni”, ka thënë Bilall Kasami.

Duke folur mbi takimin e thirrur nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, Kasami tha se ata nuk dëshirojnë të legjitimojnë dikë që akoma dëshiron të shtiret si mbrojtës i interesave shqiptare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu