Vajza që u vra në sulmin e Stambollit, e kishte parashikuar vdekjen e vet një ditë më herët në Facebook (FOTO)

Një viktimë e sulmit terrorist në Stamboll, duket se kishte parashikuar vdekjen e vet duke postuar një mesazh interesant në rrjetet sociale një ditë para se të arrinte në Turqi.

Rita Chami ishte vrarë kur xhihadisti i ISIS-it u fut brenda lokalit të natës Reina, ku po festohej ndërrimi i moteve, transmeton Telegrafi.

Por para se të udhëtonte për në Turqi, Chami që së fundmi kishte humbur nënën e cila vdiq nga sëmundja e kancerit, kishte shkruar në Facebook: “Shpresojë që të kënaqemi (në Turqi), skenari më i keq do të ishte të vdes në një shpërthim dhe të shkoj tek nëna”.

26-vjeçarja ishte studente në Universitetin amerikan të Shkencës dhe Teknologjisë në Liban, dhe besohet se ishte vrarë derisa po qëndronte pranë të fejuarit të saj Elias Wardini. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu