Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, e reperi Drake, janë shumë të dashuruar. Kështu ka thënë një burim i “US Weekly”, për çiftin më të ri në botën e famshme.
“Dyshja është afruar shumë shpejt”, ka thënë një burim i kësaj gazete. “Ajo ndihet mirë që është në lidhje me reperin më seksi aktualisht”.
J-Lo 47-vjeçare, sipas këtij burimi, “ishte simpatia e tij që nga fëmijëria”.
Lopez ka dy fëmijë binjakë me ish-burrin Marc Anthony.