Kjo është arsyeja përse disa femra kanë qime në mjekër

Dalja e qimeve në fytyrë, është mëse normale për një mashkull, ndërkohë për një femër nuk është aspak e zakontë.

Ndonëse kjo gjë u ndodh shumë femrave dhe nuk përbën rrezik për shëndetin, femrat të cilave u dalin qime në mjekër apo në zonën e qafës janë shumë të shqetësuara për këtë gjë.

Dalja e qimeve në mjekër është një kombinim i gjenetikës dhe hormoneve ! Rritja e hormonit mashkullor androgens stimulon rritjen e qimeve në mjekër.

Nëse folikulat e qimeve në fytyrën tuaj janë shumë të ndjeshme ndaj këtij hormoni, me shumë mundësi mjekra dhe qafa juaj do të mbushen me qime. Kjo ndjeshmëri dhe niveli i hormoneve janë të përcaktuara nga trashëgimia gjenetike.

Nëse mamaja apo gjyshja vuajnë nga qimet e tepërta në fytyrë, me shumë mundësi dhe ju do e vuani këtë gjë.

Kjo gjë mund të fillojë që në moshën e adoleshencës, kur organizmi i vajzave u nënshtrohet ndryshimeve hormonale.

Si thamë më lart, dalja e qimeve në fytyrë nuk është e rrezikshme për shëndetin, por nëse ju dëshironi t’i eleminoni duhet të siguroheni mirë për metodën që duhet të zgjidhni, shkruan Living.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu